Studiuesit e Universitetit të Oksfordit do të planfikojnë testimin e vaksinës anti covid të AstraZeneca te fëmijët e moshës gjashtë vjeçare në Britani.
Ekipi nga Universiteti treguan se testimi do të fillojë te fëmijët dhe adoleshentët e moshës 6-17 vjec shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Ne kemi parë tashmë që vaksina është e sigurt dhe efektive tek të rriturit dhe kuptimi ynë sesi fëmijët preken nga koronavirusit vazhdon të zhvillohet”, Grace Li, studiuese në Universitetin e Oksfordit.
Ndonëse, fëmijët kanë më pak shanse për t’u hospitalizuar, ata kanë shumë gjasa për t’u infektuar.
“Ndërsa, shumë fëmijë nuk janë relativisht të prekur nga Covid-19 është e rëndësishme të vendosni sigurinë për ta”, shtoi Dr.Andrew Pollard./GazetaShneta/