Një studim i vaksinës për koronavirusin nga Universiteti i Oksfordit është gati të fillojë fazën e tij të ardhshme, duke hyrë në hulumtimet klinike njerëzore që përfshijnë 10.260 pjesëmarrës.
Ekipi hulumtues i Universitetit të Oksfordit është në partneritet me kompaninë globale biofarmaceutike AstraZeneca me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për të zhvilluar dhe prodhuar vaksinën e mundshme në një shkallë të gjerë shkruan CNN.
Ky proces përfundoi fazën e parë (I) të hulumtimeve, me më shumë se 1.000 imunizime, thuhet në deklaratë përcjell Gazeta Shneta.
Faza e dytë (II) tani do të zgjerojë gamën e moshës së pjesëmarrësve që marrin vaksinën për testim, për të përfshirë të moshuarit dhe fëmijët më të rritur.
Ndërsa faza e tretë (III) thuhet se do të vlerësojë se si vaksina funksionon në një numër të madh të njerëzve mbi moshën 18 vjeç.
Profesori Andrew Pollard, kreu i ‘Grupit të Vaksinave në Oksford’, tha se studimet “po përparojnë shumë mirë”, dhe tha se fazat e ardhshme “do të testojnë nëse vaksina mund të sigurojë mbrojtje në popullatën më të gjerë”. /Gazeta Shneta/