Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinimi kundër gripit sezonal – në Prishtinë vaksina ka mjaftueshëm, këto janë grupet që kanë prioritet

Lajme 31/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të hënën ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, për qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës.  Njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim i janë përgjigjur numër i madh i qytetarëve të moshuar në Prishtinë.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ata kanë pritur në radhë për t’u vaksinuar.

Doktoresha Xhevrie Canolli, shefe e vaksinimit, tha për Ekonomia Online se vaksinimi në Prishtinë është duke u bërë në 12 qendra të Mjekësive Familjare.

Ajo tregoj se orari në QKMF është nga ora 07:00 e mëngjesit deri orën 20:00 në mbrëmje ndërsa në QMF-të tjera nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 13:30.

“Sot ka filluar vaksinimi, për dallim nga vitet e tjera përveç QKMF-së këtë viti vaksinimi do të bëhet edhe në 12 Qendrat të tjera te Mjekësisë Familjare, me qëllim të ofrimit të këtij shërbimi sa më afër qytetarëve. Orari do të jetë në QKMF nga ora 7 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, kurse në qendrat e tjera do të jetë prej 07:00 të mëngjesit deri në 13:30”, tha ajo.

Doktoresha Canolli u shpreh se vaksinimi mbetët mënyra më e mirë në parandalimin dhe mbrojtjen nga gripi sezonal, duke shtuar se në fillim rekomandohet vaksinimi i personave me rrezikshmëri të lartë.

Ajo shtoi se ka sasi të mjaftueshme të vaksinave.

“Vaksinimi mbetët si mënyra më e mirë në parandalimin dhe mbrojtjen nga gripi sezonal, si grupe prioritare për vaksinim të gripit janë personeli shëndetësor, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike respiratore, me sëmundje kronike të zemrës, me sëmundje të veshkave, diabet, gratë shtatzëne, fëmijët e vegjël mbi 6 muaj, personat kujdestarë të fëmijëve”.

“Në fillim rekomandohet personave me rrezikshmëri të lartë, ndërsa nuk i rekomandohet personave me ndonjë alergji në ndonjë përbërës të vaksinës, me alergji në ve, me sëmundje akute, me temperaturë si dhe fëmijëve nën 6 muaj. Po do të ketë sasi të mjaftueshme të vaksinave, varësisht nga planifikimi që është bërë më herët”, tha ajo.

Shaban Dubova, i cili sa po ishte vaksinuar tha për EO se vaksinimi është duke i ndihmuar për rritjen e imunitetit.

“Po sot u vaksinuam dhe vaksinohemi rregullisht çdo vit. Na ndihmon ne imunitetin e shëndetit. Duhet të gjithë të vaksinohen dhe vaksinimi po bëhej në çdo lagje dhe do të ishte mirë që mos të bëhemi turmë e madhe në një vend po të shkojnë në lagje të tyre edhe të vaksinohen”, tha ai.

Shaban Përvatica, u shpreh se rregullisht është vaksinuar dhe se vaksina i ka ndihmuar.

“Po rregullisht i marrë këto sezonale, edhe tjerat i kam marr, shpresoj që na ndihmon. Po na ka ndihmuar”.

Nezir Bunjaku, u bëri thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të vaksinohen dhe ta marrin seriozisht çështjen e vaksinimit.

“Çdo herë jam vaksinuar dhe kam pasur sukses nga to për ruajtjen e shëndetit edhe mirë po bëjnë që janë duke vaksinuar, prandaj i kisha lutur edhe të tjerët që nuk janë vaksinuar që të vaksinohen”.

“Duhet ta marrin me seriozitet dhe te jenë të kënaqur që janë duke u vaksinuar sepse është duke i larguar disa gripe, unë nuk kam pasur problem kurrë çdo herë e kam marr”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat e moshës gjashtë muajsh e më lart, duke bërë thirrje që vaksinimi të bëhet sa më herët në mënyrë që të krijohet imunitet para se të fillojë stina e dimrit.

Artikulli paraprakNjë rast pozitiv me COVID-19 brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Spitali Rajonal në Ferizaj s’ka fare ashensor

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.