Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë vaksinuar rreth 42 mijë qytetarë deri më tani me vaksinat Covid-19.
Vetëm gjatë ditës së djeshme ekipet e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë si dhe në 16 QKMF të komunave kanë vaksinuar 2519 qytetarë, shkruan Gazeta Shneta.
“Me vaksinat e dhënë sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41 867”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
MSH ka vazhduar të bëj thirrje për qytetarët mbi moshën 65-vjeçare që të regjistrohen në regjistrat online për t’iu ardh radha e vaksinimit.
Në vazhdim mund të gjeni dy video udhëzuese se si të regjistroheni në E-Kosova, si dhe si të aplikoni për vaksinën.
Udhëzimi për regjistrim: https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y
Udhëzimi për aplikim për vaksinë: https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë