Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Varianti Delta alarmon botën, në disa shtete po merren masa pas rritjes enorme të rasteve

Lajme 12/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tokio, qyteti nikoqir i Lojërave Olimpike këtë verë, hyn sot në një gjendje të re të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Japoni.

Organizatorët e ngjarjes sportive e ndaluan pjesëmarrjen e spektatorëve pothuajse në të gjitha vendet ku zhvillohet Olimpiada, ndërsa të huajt kanë qenë të ndaluar qysh më herët. Vetëm 28 për qind e qytetarëve japonezë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Shkaktar i kaosit të fundit shihet varianti Delta i koronavirusit, i cili, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëparshme.

Qyteti më i madh i Australisë, Sidnej, do të zgjasë izolimin, pasi zyrtarët paralajmëruan se rastet ditore me koronavirus ka të ngjarë të kalojnë 100-shin, për shkak të shpërthimit të variantit Delta. Infeksionet ditore janë rritur çdo ditë, edhe pse Sidnej ka hyrë në izolim më shumë se dy javë më parë.

Izraeli tha se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, për të rriturit me sistem të dobët imunitar. Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka rritur rastet në Izrael gjatë muajit të kaluar, nga numra njëshifrorë në rreth 450 në ditë.

Në Shtetet e Bashkuara, kompania farmaceutike Pfizer tha se planifikon të takojë sot zyrtarët shëndetësorë amerikanë, për të diskutuar rreth autorizimit të dozës së tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë përmendur një rrezik në rritje të infeksionit me koronavirus, gjashtë muaj pas imunizimit me dy doza. Edhe pse kanë shkaktuar kritika nga disa shkencëtarë dhe zyrtarë, ato nuk i kanë ndarë të dhënat që tregojnë për atë rrezik, por kanë thënë se së shpejti do të bëhen publike.

Anthony Fauci, këshilltari kryesor për çështje mjekësore i presidentit amerikan, Joe Biden, tha se është shumë herët për Qeverinë amerikane që të rekomandojë dozën e tretë, por nuk e përjashtoi mundësinë.

Fauci tha se studimet klinike dhe të dhënat laboratorike ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht nevojën për një dozë përforcuese të vaksinave aktuale në SHBA: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Aktualisht, rreth 48 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se Delta dhe variante të tjera që mund të shfaqen, mund të paraqesin rrezik për rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga pandemia.

Rusia është duke u përballur aktualisht me valën më të rëndë të koronavirusit. Varianti Delta është duke u zbuluar në mbi 65% të rasteve, ka thënë Anna Popova, udhëheqëse e agjencisë ruse të shëndetit Rospotrebnadzor.

Në Evropë, rritje e numrit të rasteve me koronavirus është raportuar në disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Republikën Çeke, por shifrat vazhdojnë të mbeten të ulëta, në krahasim me kulmin e muajve mars dhe prill.

Varianti Delta, i klasifikuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është zbuluar për herë të parë në Indi.

Artikulli paraprakPfizer kërkon nga OMK që t’i njoftoj mjekët për ndryshimet në një ilaç
Artikulli i rradhës Drejtori i IKSHPK-së Prof. Naser Ramadani vaksinohet kundër Covid-19

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.