Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Varianti Omicron ‘i pranishëm në Evropë të paktën 10 ditë më parë’ nga raportimi i rastit në Holandë

Lajme 30/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy raste të variantit të ri Covid të gjetur në Holandë i paraprijnë alarmit të javës së kaluar nga Afrika e Jugut.

Njoftimi holandez, turbullon më tej afatin kohor kur varianti i ri u shfaq për herë të parë në Evropë, raporton The Guardian.

Më parë, Holanda kishte thënë se kishte gjetur variantin midis pasagjerëve që erdhën nga Afrika e Jugut të premten – por rastet e reja i paraprijnë kësaj ngjarje, përcjell Gazeta Shneta.

Instituti holandez i kërkimit RIVM, tha se kishte gjetur Omicron në mostrat që datonin nga 19 dhe 23 nëntor. Këto gjetje i paraprijnë rasteve pozitive që përfshijnë variantin e gjetur në të paktën 14 pasagjerë që u kthyen nga Afrika e Jugut të premten e kaluar dhe të testuar në aeroportin Schiphol, Amsterdam.

Në një tregues të mëtejshëm se varianti Omicron tashmë mund të jetë duke u transmetuar brenda Evropës, autoritetet gjermane thanë se kishin gjetur një infeksion Omicron te një burrë që as nuk kishte qenë jashtë vendit dhe as nuk kishte kontakt me dikë të prekur me virusin.

Megjithë shqetësimet anembanë globit, mjekët në Afrikën e Jugut kanë raportuar se pacientët kanë simptoma kryesisht të lehta deri më tani, por ata paralajmërojnë se është herët të konstatohet mbi ndonjë gjendje. Gjithashtu, shumica e rasteve të reja janë te personat në të 20-at dhe 30-at e tyre, të cilët në përgjithësi nuk sëmuren nga COVID-19 aq sa pacientët e moshuar.

Ndërsa vendet zbuluan raste të shpërndara të variantit Omicron, nga Skocia në Hong Kong, Japoni dhe Francë, sjellja e variantit dukej se ishte duke ndjekur modelet e mëparshme të shpërndarjes dhe identifikimit që i kanë detyruar autoritetet shëndetësore të garojnë për t’u përballur, me shumicën e rasteve të lidhura pas udhëtimeve të fundit nga Afrika e Jugut. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFSSHK sërish organizon grevë tetë orëshe më 2 dhjetor
Artikulli i rradhës Greqia gjobit personat mbi 60 vjeç që janë të pavaksinuar

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.