Të tjera lëkundje të tokës kanë ndodhur në Shqipëri. Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur vendin para pak çastesh.
Derisa në rrënojat e ndërtesave po vazhdojnë aksionet për kërkim-shpëtimin e njerëzve që ende gjenden të ngujuar, institucionet kanë konfirmuar 31 viktima deri në këto momente, shkruan Gazeta Shneta.
Ekipet emergjente shqiptare po ndihmohen nga njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, si dhe ekipe të mjekëve dhe vullnetarëve tjerë nga Kosova. Poashtu dhjetëra tonelata me ndihma, veshmbathje dhe ushqime janë dërguar dhe po vazhdojnë të mblidhen nëpër qytete të ndryshme.
Zonën më të prekur nga tërmeti në Thumanë e ka vizituar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili ka konfirmuar angazhimin e Kosovës për të ndihmuar Shqipërinë në këto momente të rënda. /Gazeta Shneta/