Punimet e Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës po vazhdojnë në ditën e dytë.
Në ditën e dytë të Kongresit po prezantojnë hulumtimet dhe punimet e tyre profesionistë dhe ligjërues ndërkombëtar dhe vendor.
Prezantues nga universitete evropiane, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare dhe të rajonit të fizioterapisë, ligjërues nga universitete të rajonit dhe nga Kosova, po i ndajnë përvojat e tyre me rreth një mijë pjesëmarrës në Kongres.
Në Kongres përveç anëtarëve të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, janë regjistruar dhe po marrin pjesë edhe profesionistë nga rajoni.
Gjatë ditës së sotme po mbahet edhe Workshopi.





