Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e 12-vjeçares në repartin e Pediatrisë, Spitali i Prizrenit jep detaje

Lajme 19/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se më 18 dhjetor 2025, në repartin e Pediatrisë, ka ndërruar jetë një paciente 12-vjeçare.

Sipas njoftimit, pacientja ishte pranuar në spital më 17 dhjetor dhe ishte trajtuar sipas protokolleve mjekësore.

Pas përkeqësimit të gjendjes, pavarësisht ndërhyrjeve të stafit mjekësor, ajo ndërroi jetë.

“Më datën 18.12.2025, rreth orës 14:55, gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar. Mjeku pediatër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke thirrur në konsultë edhe mjekun kirurg dhe anesteziologun. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të kryera, fatkeqësisht pacientja ka ndërruar jetë në orën 15:55.” thuhet në njoftim.

Rasti është raportuar edhe në Policinë e Shtetit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Shneta/

Njoftimi i plotë:

Më datën 18.12.2025, rreth orë 15:55 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në repartin e Pediatrisë, ka ndërruar jetë një paciente e gjinisë femërore, e moshës 12 vjeçare.
Pacientja është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në repartin e Pediatrisë, më datën 17.12.2025, në orën 23:45.

Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër, duke iu nënshtruar trajtimit të plotë klinik dhe laboratorik, në përputhje me protokollet mjekësore. Në trajtimin mjekësor janë ftuar për konsulltime edhe specialistë të fushave të tjera mjekësore.

Më datën 18.12.2025, rreth orës 14:55, gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar. Mjeku pediatër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke thirrur në konsultë edhe mjekun kirurg dhe anesteziologun. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të kryera, fatkeqësisht pacientja ka ndërruar jetë në orën 15:55.

Pas konstatimit të vdekjes, fillimisht është njoftuar familja dhe më pas rasti është raportuar në Policinë e Shtetit, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, duke ofruar bashkëpunim të plotë për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Rreth orës 19:10, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe ndan dhimbjen për humbjen e jetës së pacientes.

Artikulli paraprakMetoda e re për lokalizimin e tumorit të gjirit zvogëlon dhimbjen dhe ankthin e pacientëve
Artikulli i rradhës Studimi zbulon se disa sëmundje mendore ndajnë të njëjtat bazë gjenetike

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.