Një fëmijë rreth njëvjeçar ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, babai i fëmijës ka raportuar se e kishte dërguar të birin në spital në gjendje të rëndë shëndetësore mëngjesin e 6 nëntorit, por ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Prindi ka treguar se vetëm një ditë më parë, më 5 nëntor, fëmija ishte trajtuar në të njëjtin spital dhe ishte liruar për në shtëpi pas marrjes së tretmanit.
Prindërit pretendojnë se mjekët kanë vepruar me neglizhencë, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Rr. Nënë Tereza, Pejë 06.11.2025 – 08:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazeta Shneta/




