Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e pacientëve në QKUK, daja Curr i del në mbrojtje gazit oksidull

Lajme 18/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Curr Gjocaj, sot ka mbajtur mbledhje me anëtarët e Bordit, Shemsi Veseli dhe Dr. Saudin Maliqi Kryesues i komisioneve në nivel QKUK-së.

Zyra për Media e SHSKUK-së ka bërë publike transkriptën e bisedës që është zhvilluar në këtë takim, shkruan Gazeta Shneta.

Gjocaj e nis bisedën duke pohuar se në QKUK vijnë shumë pacientë për t’u shëruar, por sipas tij literatura njeh komplikime dhe më 7 shtator kur vdiqën 3 pacientë, ka ndodhur pikërisht kjo gjë.

“Me 07 shtator  dyshohet me  disa komplikime në  disa salla operative.  Nga 17 operacione, 1 pacient ka vdekur  në  sallë, 1 më  vonë, nga të  gjithë  këta pacientë, komplikime  6 tjerë  me simptoma  të njëjta pas operacione. Rastet tjera kanë  shkuar mirë . Për dy raste të  dyshimta po merret prokuroria  e shtetit është bërë  autopsia shpresojmë  të  kemi rezultatet finale”, ka deklaruar Gjocaj, ndonëse prokuroria po i heton tri raste.

Gjocaj vazhdon bisedën duke thënë se ende nuk dihen shkaqet e sigurta, por megjithatë hedh argumente në mbrojtje të gazit i cili prodhohet pa licencë në Kosovë.

“Për hirë  të së vërtetës,  ai përdoret në  gjitha institucionet e Republikë , privat dhe publik”, thotë Gjocaj, për gazin i cili prodhohet nga kompania “Bubeari Komerc” në Kaçanik.

Argumentet në mbrojtje të kompanisë e cila e nuk ka pasur licencë për shitjen e këtij gazi në Kosovë e as nuk ka qenë i licencuar nga AKPPM-ja, Gjocaj i çon tutje duke thënë se me këtë gaz është punuar edhe në salla tjera.

“Duke mos qenë  arsye subjektive dhe objektive, është  lënë  të  dyshohet se gazi,  me këtë gaz është punuar edhe në sallat tejra.  Hetuesia  ka marrë  bombolat e  gazit, besoj se do dalë  shpejtë rezultati , janë  marrë  mostrat origjinale”, ka deklaruar drejtori i QKUK-së.

Gjocaj shprehet se nuk ka as shenja se ka mundur të ketë neglizhencë nga ana e stafit.

Megjithatë, ai shton se derisa të dalin rezultatet përfundimtare të hetimeve, nga autopsia dhe prokuroria, gjithçka mbetet e dyshimtë.

Gjatë bisedës në këtë takim, Gjocaj nuk duket të jetë i shqetësuar për marrjen e përgjegjësisë për këtë skandal. Ai thotë se nëse duhet kërkuar përgjegjësi, atëherë kjo duhet të kërkohet në OSHP e cila ka marr vendim që tenderi t’i jepet kësaj kompanie.

“Normalisht se çdo qytetar,  sado i thjeshtë  koftë , për çdo lloj problemi në  shtet ndjen keqardhje, unë  jam  trup administrative, nëse është  çështje përgjegjësie,  pse OSHP më  detyroi të  marrë  atë  operator. Po luhet loja që  disa qarqe po kërkojnë  më do e mos fajtorin në  thonjëza”, ka deklaruar ai.

Gjocaj tutje shton se QKUK-ja më herët s’ka pasur probleme dhe po tentohet të përfitohet nga ky rast. Ai kërkon nga bashkëpunëtorët e tij që të jenë të kujdesshëm me informatat në mënyrë që të mos spekulohet.

Krejt në fund ai sërish insiston se janë 2 vdekje të dyshimta.

Anëtari i Bordit drejtues, Shemsi Veseli, në fjalën e tij në këtë takim hedh dyshime se vdekja e pacientëve mund të shfrytëzohet nga njerëz që bëjnë punë të ndyta në të mirë të spitaleve private.

“Jetësisht edhe bordi edhe komisionet  e  zgjedhura  profesionale janë të interesuar  të  zgjidhet ky problem, nuk përjashtojmë që njerëz në këto ujëra të ndotura të notojnë dhe të orientojnë pacientët  në  spitale private”, ka deklaruar Veseli.

Saudin Maliqi, Kryesues i komisioneve në  nivel QKUK-së ka njoftuar për hetimet që po zhvillohet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakE tmerrshme! Shumë persona të dëmtuar nga ky mbështjellës i telefonave të mençur
Artikulli i rradhës Receta e supës së peshkut nga mamia Razije Musa, për bebet mbi 6 muaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.