Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj investitorit dhe punëkryesit në rastin e vdekjes së dy punëtorëve ka paraqitur kërkesë në gjykatën e këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Të dyshuarit me inicialet Xh.P., dhe A.M. u arrestuan një ditë më parë dhe u ndaluan për 48-orë.
Ata dyshohen për veprën penale, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.



