Një pacient ka vdekur në Entin Special në Shtime gjatë ditës së djeshme.
Policia ka raportuar se është informuar për një person të gjinisë mashkullore, të cilit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.
Pacienti është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, ku është konstatuar vdekja nga mjekët.
Policia është duke hetuar rastin, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Gazeta Shneta/