Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekshmëria në Kosovë nga koronavirusi 2.6 për qind, më së shumti të infektuar 20-39 vjeçarët

Lajme 09/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vdekshmëria në Kosovë nga koronavirusi Covid-19 deri më sot ka arritur në 2.6 për qind, ndërsa moshat më të prekura janë nga 20 deri në 39-vjeçar.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Dr. Faik Hoti, transmeton Gazeta Shneta.

Specialisti i shëndetësisë publike ka njoftuar se nga të dhënat e siguruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Klinikës Infektive, vdekshmëria në Kosovë ka arritur në 2.6 për qind, ndërsa moshat më të prekura janë grupmoshat 20-29 dhe 30-39 vjeç.

Deri me datë 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona.

– Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)

– Të vdekur: 6 persona

– Të shëruar: 37

– Raste aktive 181

– Shkalla e vdekshmërisë: 2.6%

– Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste.

– Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.

– Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.

– Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%.

– Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste.

– Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theskuar të rasteve pozitive.

– Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19

(Të dhënat janë nxjerrë duke analizuar burimet nga IKSHPK dhe Klinika Infektive; Përpunoi: fhoti, posteri: Wal-Det)

Artikulli paraprakVitia merr masa të reja edhe në komunat veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit
Artikulli i rradhës Vushtrria merr masa në kundërshtim me rekomandimet e OBSH-së, alarmon edhe mjeku Rama

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.