Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdes e moshuara që u dërgua në QKUK, djali i saj dyshon se nuk iu ofrua ndihma e duhur mjekësore

Lajme 08/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një vdekje që nga familjarët po konsiderohet e dyshimtë është denoncuar mbrëmë nga një burrë në Prishtinë, i cili ka raportuar se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e mos ofrimit adekuat të trajtimit mjekësor në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Si rezultat i denoncimit, tashmë kanë nisur hetimet dhe janë zbuluar detaje e para të rastit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se viktima është një 76-vjeçare, e cila ishte dërguar nga djali i saj në Emergjencë dhe pritej që nga kjo qendër të transferohej në Klinikën e Kardiologjisë për trajtim të mëtutjeshëm.

Por derisa ishte në Klinikën Emergjente, Sinjali mëson se e moshuara ka ndërruar jetë dhe sipas djalit të saj, ajo ka vdekur pasi ekipi mjekësor nuk ia ka dhënë ndihmën e nevojshme.

Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar nga stafi në Emergjencë, të cilët kanë deklaruar para Policisë se ia kanë ofruar trajtimin e duhur mjekësor viktimës.

Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe marrjen e të gjitha veprimeve që çojnë në zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga QKUK, teksa është bërë me dije se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes shëndetësore. /GazetaSinjali/

Artikulli paraprakKlinika e Pediatrisë ka problem me hospitalizimin e pacientëve, doktorët detyrohen t’i orientojnë paicentët në reparte të tjera
Artikulli i rradhës 50% rritje në fibroidet e mitrës: Gratë e moshës 30 vjeçare e më lart janë më të rrezikuarat

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.