Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdes e moshuara që u rrah në shtëpinë e pleqve në Pejë

Lajme 31/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka ndërruar jetë e moshuara e cila në nëntor të vitit 2022 ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, rast ky i cili kishte tronditur opinionin publik.

Ka ndërruar jetë më 29 maj e moshuara që u keqtrajtua nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”.

Këtë e ka bërë të ditur Meshar Selimaj, avokati i familjes së të moshuarës.

Në nëntor të vitit 2022, e moshuara ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, rast ky i cili kishte tronditur opinionin publik.

Ku mbeti rasti “Orenda”?

Avokati Selimaj ka thënë se tashmë rrethanat e rastit janë ndryshe pasi e dëmtuara në këtë rast ka ndërruar jetë.

Ai ka thënë se nga 31 tetori nuk është mbajtur ndonjë seancë gjyqësore për këtë rast, ndonëse prokuroria në Pejë ka dërguar aktakuzën në Gjykatë që nga prilli i vitit të kaluar.

Selimaj ka thënë se tri nga të pandehurat në këtë rast, njëra nga to është deklaruar e fajshme, ndërsa dy të tjerat të pafajshme para gjykatës.

Më 2 nëntor të vitit 2022, një qytetare kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihej një infermiere duke e sulmuar një të moshuar.

E moshuara shihej në video duke tentuar të largohet dhe duke bërë përpjekje ta mbrojë veten, përderisa infermierja vazhdimisht e godet me shuplaka në fytyrë dhe me këmbë në bark.

Të dyshuarave u ishte caktuar paraburgimi, ndërsa një vendim i Gjykatës Supreme i kishte liruar nga paraburgimi./Dukagjini

Artikulli paraprakTerapia e kombinuar rrit mbijetesën për kancerin e avancuar të zorrës së trashë
Artikulli i rradhës Vdes në moshën 67-vjeçare doktori nga Gjilani Rexhep Ismajli

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.