Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdes foshnja e porsalindur në QKUK, u braktis nga nëna në Klinikën e Gjinekologjisë

Lajme 20/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një foshnje e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka vdekur dje, raporton Express.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetime. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“QKUK 19.01.2024 – 09:00. Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML”, thuhet në raport.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe drejtori i Klinikës, Zef Ndrejaj, i cili tha se faktikisht bëhet fjalë për abort dhe sipas tij, ka gjasa që nëna e cila ka ikur nga spitali, ka stimuluar lindjen e parakohshme.

Ndrejaj bëri të ditur se bazuar në rregullat e Klinikës, kanë lajmëruar edhe Policinë lidhur me rastin dhe të njëjtit po e shqyrtojnë.

“Faktikisht është abort në javën e 20 dhe e ka braktis nana e vet, edhe nuk ka lindë e vdekun por mbas një kohe, fëmija 20 javësh normalisht që nuk mundet me mbijetu. Ajo [nëna] e ka braktisë dhe për shkak që e ka braktisë, Policia është kah merret me to. Normalisht rasti është në Polici se na e kemi rregull me lajmëru Policinë, organet edhe janë t’u e shqyrtu rastin kush është ajo, cka është ajo se ka ikë edhe prej klinike ajo. Mirëpo është në javën e 22, merret si abort ajo. Me siguri ka stimulu diku lindjen jashtë, ka marrë naj tabletë, ka ardhë këtu dhe qashtu. Po me ato raste merren Policia. Është abort. Deri në javën 23-24 merret si abort”, tha Ndrejaj për Sinjalin.

Artikulli paraprakKodra e kritikon MSH-në se nuk ka shërbim të fluorizimit për fëmijët
Artikulli i rradhës Katër drejtorë klinikash po raportojnë sot në Bordin Drejtues të SHSKUK-së

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.