Vdes gruaja në QKUK, pas dhunës që përjetoi nga burri

2017-11-24 në ora 09:50

Rastet e dhunës në familje janë pothuajse përditshmëri Kosovë.

Janë të shumta rastet që raportohen në Policinë e Kosovës, kur burrat rrahin rëndë gratë.

Një nga këto raste përfundoi edhe me fatalitet.

Dje në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare e cila ka qenë duke u trajtuar pas lëndimeve që ka pësuar pasi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Rasti i dhunës familjare kishte ndodhur në Pejë më 17 nëntor.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion.