Gjatë së martës një foshnjë ka vdekur derisa ishte në gjumë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Skenderaj në orët e hershme të mëngjesit të së martës.
Po ashtu, bëhet e ditur se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe se janë duke u bërë hetimet e nevojshme për këtë rast, shkruan Zeri.info.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim i vdekjes
Skenderaj, 25.02.2025-05:00. Raportohet se në rrethana të panjohura, derisa ishte në gjumë, ka vdekur viktima mashkull kosovar – foshnjë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri




