Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdes në rrethana të dyshimta 29-vjeçari në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimin

Lajme 24/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit së sotëm në oborrin e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Ngjarja është raportuar në orën 08:45.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, duke sqaruar se vdekja ka ndodhur pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të pacientit, derisa ndodhej në hapësirat e jashtme të spitalit.

“Sipas informacioneve fillestare, gjendja shëndetësore e personit është përkeqësuar derisa ndodhej në oborrin e Spitalit dhe, përkundër përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai ka vdekur”, deklaroi Bytyqi.

Sipas Policisë, viktima me inicialet L.K., 29 vjeç nga Prizreni kishte qenë i hospitalizuar në këtë institucion shëndetësor që nga data 23 korrik 2025.

“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës. Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”

Policia ka nisur hetimet për këtë rast, i cili aktualisht është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Artikulli paraprakNga janari, rreth 100 infermierë nisën ikjen nga Kosova
Artikulli i rradhës 300 punëtorë të sigurimit në QKUK pa punë, Azemi: Në pritje të zgjidhjes përfundimtare

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.