Një lajm i keq erdhi sot për qytetarët e Klinës.
Punëtori i njohur shëndetësor i kësaj ane, Qamil Morina, ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin për vdekjen e infermierit Morina e dha Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë, njëherësh vendpunimi i të ndjerit.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë:
Sot me datë 03.04.2021 pas një sëmundje të gjatë ndërroj jetë kolegu i jonë, Qamil Morina- Infermier i nderuar dhe i respektuar nga gjithë stafi i QKMF-së.
Familjës Morina i shprehim ngushëllimet më te sinqerta,dhe Qamili do te jetë gjithmonë pjesë e jona.
Për te gjitha informatat tjera ne lidhje me varrimin dhe mbledhjen komemorative do te informoheni me kohë.
Drejtoria e QKMF ” Nënë Tereza”- Klinë