Vëllezërit e njohur kardiokirurg Dr. Fatos dhe Dr. Arben Kojqiqi, do të kryejnë operacione në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kardiokirurgët Kojqiqi do të angazhohen në Klinikën e Kardiokirurgjisë në mënyrë vullnetare, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar nga burime se kardiokirurgët do të fillojnë punën nga java e ardhshme. Ata do të punojnë disa raste të cilat do të përzgjedhen nga mjekët dhe menaxhmenti i klinikës.
Në një postim në faqen zyrtare të mjekëve Kojqiqi, ata kanë deklaruar se vitin e kaluar e kanë përmbyllur me vdekshmëri 2,4%.
“Vitin 2019 e permbyllim me rezultate shume te mira 2,4 % vdekshmeria, perkunder rasteve shume te veshtira qe kishim. Ne kete vite, kishim nje STS dhe Euroscore shume me te larte se deri me tani. Poashtu numri i operacioneve te kombinuara valvule e dyfisht dhe bypass ishte me i larti deri me tani”, thuhet në postimin e tyre. /Gazeta Shneta/