Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vendimi i jashtëligjshëm i Bordit të SHSKUK-së për stimulime në Kardiokirurgji

Lajme 21/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi i SHSKUK-së vendimin për stimulime në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive e ka marr duke u bazuar në një vendim të Qeverisë në vitin 2016 i cili ka vlejtur vetëm për atë vit

Pas funksionalizimit 24 orësh të Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, u mor vendimi edhe për stimulime të personelit mjekësor. Stimulimet jepen për kujdestari, gatishmëri dhe rrezikshmëri. Përmes tyre mjekët, motrat e madje edhe bartësit e pacientëve marrin dyfishin e rrogës bazë të tyre.

Gazeta Shneta posedon dokumentet ku mjekët specialist arrijnë rrogën deri në 2100 euro në muaj, një bartës i pacientëve është paguar me mbi 700 euro, ndërsa një motër medicinale ka arritur deri në 800 euro.

Gazeta ka raportuar edhe më parë për këto stimulime, pasi të njëjtat i kishin kërkuar edhe anesteziologët e Mjekimit Intensiv Qendror, ndërkaq pati reaguar edhe Oda e Mjekëve të Kosovës duke e cilësuar si diskriminim në barrë të mjekëve. Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së ishte përgjigjur duke thënë se vendimi i takon Bordit Drejtues.

Bordi Drejtues ka marr vendimin për stimulime duke u bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës të vitit 2016. Ky vendim ishte në fuqi vetëm për vitin 2016 dhe nuk vlente për më tutje. Vendimi i Qeverisë aprovonte kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë për të stimuluar stafin e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive me 82 mijë euro. Mbi 15 mijë euro ishin ndarë vetëm për dy kardiokirurgë, ndërsa mbi 16 mijë euro për tre anesteziologë.

Mbi këtë vendim të vitit 2016, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka aprovuar stimulimet në Kardiokirurgji me Kardiologji Invazive. Gazeta ka kontaktuar kryetarin e Bordit, Dr. Naser Ramadanin dhe i njëjti ka kërkuar që për këtë temë të kontaktohet Dr. Shemsi Veseli. Ky i fundit përmes SMS-ve thotë se vendimi paraprak është marr nga Qeveria, ndërsa për më shumë detaje kërkon të kontaktohet Ramadani.

“Vendimi paraprak është marrë në Kabinetin Qeveritar, pra nga Qeveria jo nga Bordi”, ka deklaruar Veseli. Ndonëse këto stimulime janë të përkohshme vetëm për vitin 2018, të njëjtat kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek personeli mjekësor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEmine Cunmulaj kërkon përgjigje nga nënat për sytë e vajzës
Artikulli i rradhës Ja çfarë tregon ngjyra e syve për shëndetin tuaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.