Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vendimi: Pacientët mund t’i tërheqin embrionet dhe qelizat e ngrira në Gjinekologji

Lajme 01/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një takim të mbajtur sot ndërmjet KFAM, përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, klinikave private dhe inspektoratit Shëndetësor, është marr vendim që palëve t’iu mundësohet që t’i tërheqin embrionet e ngrira në Gjinekologji të QKUK-së

Embrionet dhe qelizat e ngrira që janë konfiskuar nga Prokuroria dhe Inspektorati Shëndetësor në klinikat private, të cilat aktualisht po ruhen në Gjinekologji të QKUK-së, do të mund të tërhiqen nga pacientet. Ky vendim është marr sot në një takim ndërmjet Komisionit për Frytnim të Asistuar Mjekësor, përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesve të klinikave private dhe Inspektoratit Shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar nga burime brenda këtij takimi se palët duhet të bëjnë kërkesë në klinikat ku kanë filluar procedurën e frytnimit të asistuar, dhe pastaj kërkesa e tyre do të shqyrtohet dhe do të merret vendimi në KFAM. Pacientët poashtu duhet të kenë një dokument ku do të tregojnë në cilën klinikë do të vazhdohet procedura e IVF-së.

Embrionet do të tërhiqen nga tanket në prezencën e embriologut të klinikës përkatëse private, si dhe embriologut të Gjinekologjisë në QKUK. Ky vendim është marr pas kërkesës së katër pacienteve për tërheqje të embrioneve.

Kujtojmë se tanket me embrione dhe qeliza janë konfiskuar nga klinikat private pas bastisjes nga Policia e Kosovës si dhe arrestimit të disa personave, përfshirë pronarë të klinikave dhe mjekë të njohur vendor dhe të huaj.

Ata u arrestuan nën dyshimet për transplantime të jashtëligjshme të qelizave, ndërsa janë gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor me nga 20 mijë euro për shkelje të Udhëzimit Administrativ 06/2012 dhe Ligjit për Shëndetin Riprodhues. Poashtu licencat e tyre për IVF janë pezulluar dhe ende nuk dihet nëse do të rilicencohen nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSa hapa në ditë duhet t’i ecim që të kemi jetë të shëndetshme
Artikulli i rradhës Pesë arsye pse duhet të masturboni

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.