Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vendimi për rastin e Arbenita Spahiut, prokuroria kërkon dënimin e tri mjekeve

Lajme 24/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokurori Arben Ismajli ka kërkuar dënimin e Mexhide Shaqirit, Vjollca Kosumit e Hamide Zeqirit, që akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe mos-dhënie të ndihmës mjekësore, që ka rezultuar me vdekjen e pacientes Arbenita Selimi-Spahiu.

Fjalën e tij e ka mbështetur edhe pala e dëmtuar, në këtë rast burri i së ndjerës, që përveç dënimit, ka kërkuar edhe kompensim, raporton KTV.

Përderisa prokurori Ismajli ka kërkuar nga trupi gjykues të mos merret parasysh super-ekspertiza, që për vdekjen e tashmë së ndjerës si shkak jepte lëngun amnial, pikërisht në këtë provë janë thirrur avokatët mbrojtës, duke kërkuar shfajësimin e të pandehurave.

“Nuk ka ekzistuar lidhje kauzore mes prezencës së mjekes dhe shkakut të vdekjes, siç edhe është vërtetuar me super-ekspertizë”, ka thënë avokati i Mexhide Shaqirit, Florent Latifaj, duke kërkuar lirimin e klientes së tij nga përgjegjësia penale.

Ngjashëm edhe avokatët e dy të akuzuarave të tjera, Vjollca Kosumi e Hamide Zeqirit në fjalën e tyre përfundimtare kanë kërkuar lirimin e klientëve nga përgjegjësia penale.

Aktgjykimi për këtë rast do të shpallet më 25 maj në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Artikulli paraprakSë bashku deri në fund – fotografi të çiftit që vuanin nga kanceri (Foto)
Artikulli i rradhës A e dini pse në shishet e barnave gjendet një copë pambuku?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.