Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili në një postim në rrjetin social Facebook tregon për gjendjen në QKUK pas futjes në aplikim të kartelave hyrëse për vetura, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ndër të tjerash thotë se me anë të kësaj praktike vendet e parkingut nuk mungojnë, madje dhe janë çliruar shumë hapësira për qarkullim të lehtë për autoambulanca.
Ai ka shtuar se kjo është shumë e rëndësishme ndërsa thotë se meritat u takojnë qytetarëve.
Për më shumë lexoni postimin e plotë të z. Ismaili:
‘’Qarkullimi më i lehtë i veturave ?, më shumë vende parkingu, çlirimi nga uzurpimi i hapësirave të nevojshme dhe rrugëve të parapara për autoambulanca ?, janë vetëm disa nga efektet pozitive, të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e aplikimit të kartelave hyrëse për vetura në QKUK. Rrugët e lira brenda QKUK-së janë shumë të rëndësishme, kurse merita është edhe e qytetarëve. #Rregull #QKUK’’/Gazeta Shneta/