Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vendosja e valvulës së aortës bëhet me procedurën TAVI për herë të parë në Shqipëri

Lajme 02/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agush Cako, 60 vjeç, u paraqit në spitalin Amerikan 3, në gjendje të rëndë shëndetësore nga probleme të zemrës. Mbas vizitës paraprake, ekipi i kardiologjisë vendosi se kirurgjia e hapur ishte me rrezik të lartë, për shkak të karakteristikave të pacientit, ndërsa ndërhyrja perkutane me risk më të ulët dhe më përfitime të njëjta.

Bazuar në këtë situatë ekipi vendosi të aplikohet ndërhyrja TAVI, si alternative më e përshtatshme për shpëtimin e jetës së pacientit.

“Telefonova fëmijët dhe të afërmit dhe zgjodhën rrugën më të mirë dhe e bëmë me pajisjetn e re. Është e shkëlqyer, unë nuk kam ndjerë asnjë dhimbje. Doktorët kanë bërë punën e tyre, jam shumë i kënaqur, zoti i bekoftë”, ka thënë 60 vjeçari.

Ndërhyrja TAVI (Transcatheter Aortic Valve Implantation), është një ndërhyrje ku aorta arrihet përmes arteries që ndodhet në rrëzë të kofshës ose nga një tjetër enë gjaku në trup, pa kryer ndonjë prerje dhe në këtë mënyrë kjo pasohet nga anulimi i valvulës së vjetër dhe implantimi i një valvule të re brenda saj.

Mjeku thotë se pacientët nuk ndjejnë dhimbje, dhe se faza e rikuperimit është më e shpejtë.

“Kjo procedurë është një procedurë e realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe në vendet e rajonit. Kjo procedurë quhet TAVI që do të thotë, zëvendësim i aortës përmes rrugëve aksesore kryesisht përdoret enët e këmbëve dhe risku është shumë më i ulët se kirurgjia e hapur. Në këtë rast pjesa post operatore është shumë më e lehtë dhe pacienti për 24 orë mund të ngrihet në këmbë dhe në spital mund të rrijë vetëm 3-4 ditë. Procedura që bëmë ne është më specifike se vendosja e valvulës për herë të parë. Pasi kjo është vendosja e valvulës në një valvul të zëvendësuar me operacion të hapur dhe realisht dhe në vendet më të zhvilluara specialistët që e kryejnë si procedurë janë me gishta, nuk janë në një nivel rutinore”, ka thënë Jata.

Kjo ndërhyrje kryhet për herë të parë në Shqipëri nga ekipi i Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan 3, i përbërë nga Dr. Bekim Jata, Shef i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin Amerikan 3, Dr. Artan Jahollari, kirurg kardio-vaskular, Dr. Indrit Temali kardiolog, Dr. Diamant Lulaj kardilog dhe Dr. Gentian Huti, anestezist-reanimator./abcnews.al

Artikulli paraprakMSH thotë se SHSKUK është njësi implementuese e spitalit pediatrik i cili nuk është hapur ende
Artikulli i rradhës SHSKUK tregon gjendjen e pacientëve të sëmurë me Covid në Kosovë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.