Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Veseli viziton Onkologjinë, thotë se pacientët s’do të paguajnë për barna

Lajme 08/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Veseli tha se buxheti për shëndetësinë, krahas rritjes së fundit, do të shënojë rritje edhe më të madhe në vitet në vijim, në mënyrë që plotësohen kërkesat dhe nevojat, si në sektorin e barnave, ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe të ofrimit të shërbimeve të tjera, në mënyrë që të evitohet maksimalisht nevoja e qytetarëve për të kërkuar ndihmë mjekësore jashtë kufijve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Nga Reparti i Onkologjisë falënderoj të gjithë punonjësit në Republikën e Kosovës që po e shërojnë popullin tonë dhe po ju qëndrojnë afër qytetarëve tanë. Klinika e Onkologjisë është shembull i mirësjelljes së stafit ndaj pacientëve. Edhe pse me staf të pamjaftueshëm, këto heroina dhe këta heronj bëjnë punë të jashtëzakonshme, duke u qëndruar afër qytetarëve tanë”.

“Shëndetësia do të ketë përkrahje shumë më të fuqishme. Zotohemi se nga 1 janari nuk do të ketë specialistë të papunë. Po ashtu do të rritet edhe numri i të punësuarve në sferën e infermierisë, ndërsa specializantët do të paguhen për punën e tyre”, ka deklaruar Veseli.

Në ndërkohë sipas tij, deri sa të hyjë në fuqi ligji për Sigurimet Shëndetësore nuk do të ketë pacient në Republikën e Kosovës që do të paguaj për barnat esenciale.

“Deri sa të hyjë në fuqi ligji për Sigurimet Shëndetësore nuk do të ketë pacient në Republikën e Kosovës që do të paguaj për barnat esenciale. Kjo është ajo që ne e kemi si obligim si institucione, të gjithë kemi obligime në mënyrë që ta qojmë përpara dhe t’i dalim për zot kërkesave të qytetareve tanë ta ndien veten në shtetin e tyre të mbrojtur dhe të përkrahur”.

Ministri i Shëndetësi, Uran Ismaili premtoni rishikimin e listës esenciale të barnave duke siguruar mbuleshëmrinë të gjitha kërkesat që i ka Instituti i Onkologjisë në mënyrë që t’i japim pacientëve atë që kanë nevojë e që janë ilaçet.

Ismaili tha se pacientë kanë nevojë edhe për përkujdesjen e mjekësve, prandaj edhe do të rritet numri i mjekeve e infermierëve.

“Do të jemi të gatshëm të ju përgjigjemi nevojave të cilat nuk kanë marrë përgjigje për vite me radhë. Kemi një staf të mrekullueshëm dhe bashkë do të bëjmë reforma e nevojshme”.

U.D. i Drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, u shpreh se prej se ka marrë pozitën është rritur furnizimi me barna, por edhe numri i stafit mjekësor dhe infermierëve që do të jetë bazë për shërbime kualitative dhe zgjerim të shërbimeve për 24 orë.

Ai u zotua se pacientët të gjitha shërbimet do t’i marrin brenda institucioneve shëndetësore ne vend e nuk do të lejohet që të dalin jashtë.

Ndërsa drejtori i Onkologjisë, Ekrem Hyseni shprehi mirënjohje për mbështetjen e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për mbulimin 100 për qind të listës esenciale të barnave. /Ekonomiaonline

Artikulli paraprakNëse i frikësoheni autizmit, këto janë shenjat që secili prind mund t’i vërejë tek fëmija
Artikulli i rradhës Si duhet të veproni nëse fëmija juaj i ka këto tetë simptoma të rënda të gripit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.