Vetëm gjashtë raste pozitive me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Fatmirësisht, brenda kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 21 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë është 429.
Së fundmi, MSh-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2,264 doza të vaksinës anti covid, kurse 746,232 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/




