Varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi në dhjetorin e vitit që kaluar, është përhapur në mbarë botën, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara.
Fatkeqësisht, target grupi i këtij varianti janë të rinjët dhe personat e pavaksinuar shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Aktualisht, vetëm për një javë, varianti Delta ka infektuar 72 mijë fëmijë në mbarë botën.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP).
Fëmijët përbëjnë 19 për qind të rasteve të tanishme apo 1 në 5 raste të Covid në mbarë botën.
Rastet e infektimit janë rritur vazhdimisht në muajin korrik, teksa varianti Delta ka ‘pushtuar’ botën .
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, 4.2 milionë fëmijë janë infektuar me Covid./GazetaShneta/