Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetëvendosje për zbatimin e Ligjit për Paga: Varet nga Kushtetuesja dhe krijimi i institucioneve

Lajme 11/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëvizja Vetëvendosje ka dal me një njoftim zyrtar pas takimit të kryetarit Albin Kurti me kryetarët e sindikatave të punëtorëve të shëndetësisë, arsimit, policisë dhe të tjerë.

Në këtë njoftim thuhet se përfaqësuesit e sindikatave kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me mundësinë e moszbatimit të Ligjit për Paga, pasi i njëjti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, transmeton Gazeta Shneta.

Kurti në anën tjetër ka premtuar bashkëpunim me sindikatat, ndërsa në njoftim thuhet se çështja e ligjit varet nga formimi i institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit si dhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plotë nga VV:

Sot, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kryesisë dhe komiteteve profesionale, pritën në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Fillimisht, përfaqësuesit e sindikatave shprehën falënderimet e tyre për gatishmërinë e përhershme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për t’i takuar dhe trajtuar problemet e punëtorëve, për dallim nga Kryeministri në ikje dhe Presidenti aktual, nga të cilët nuk kanë marrë përgjigje në ftesat për takim. Ata njoftuan Kurtin dhe të pranishmit e tjerë me qëndrimet e tyre mbi Ligjin mbi Pagat, i cili aktualisht po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Ata shprehën shqetësimet e tyre me zhvillimet e fundit në raport me këtë ligj dhe njoftuan se janë në kontakt me Këshillet Drejtuese të secilës nga këto tri sindikata, me të cilat do t’i shqyrtojnë veprimet e ardhshme.

Të dyja palët u pajtuan se në raport me këtë çështje, çfarëdo hapi i mëtutjeshëm është i kushtëzuar nga dy procese të rëndësishme për vendin: formimi i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin mbi Pagat. Gjithashtu, ato u pajtuan që, si asnjëherë më parë, për të gjitha çështjet të vazhdojë bashkëpunimi i afërt mes Qeverisë së ardhshme dhe të gjitha sindikatave.

Artikulli paraprakBebja juaj 20 javëshe – pikat kryesore të zhvillimit
Artikulli i rradhës Bora vjen në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.