Një motër medicinale e repartit të Emergjencës në Gjilan është vetëvrarë në mëngjesin e sotëm, sipas burimeve jozyrtare.
Gazeta Shneta ka arritur të sigurojë informacionet e para nga Policia e Gjilanit, të cilët konfirmuan se ngjarja kishte ndodhur në lagjen Arbëria, ndërkaq motivet e vetëvrasjes ende nuk dihen.
Vetëvrasje në këtë qytet një javë më parë kishte kryer edhe një punonjës tjetër i institucioneve publike. Bëhej fjalë për një polic kufitar, për të cilin thuhej se aktin e kishte kryer në njërën nga kafiteritë e Gjilanit.
Ngjarja vijon…