Të porsalindurit nga një njësi e kujdesit intensiv neonatal në një spital fëmijësh në Dnipro, në Ukrainën lindore, u zhvendosën drejt një bunkerit të improvizuar për mbrojtje.
Videoja është marrë nga personeli mjekësor gjatë ditës së enjte, përderisa burimi i informacionit është përgaditur nga The New York Times përcjell Gazeta Shneta.
Rreth një duzinë foshnjash mund të shiheshin të mbështjellë me batanije, disa të vendosura dhe në djep.
Dnipro ishte objektivi i sulmeve me raketa kur filloi pushtimi rus i Ukrainës.
Foshnjat e porsalindura në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, u kapën nga kamerat duke u futur në një strehë të improvizuar katin më të ulët në spital, ndërsa forcat ruse pushtuan vendin.
Video e rastit në fjalë nga burimi The Guardian:
Infermieret mund të shiheshin duke u kujdesur për foshnjat me disa prej tyre duke i mbajtur në krahë, duke i përqafuar, disa madje duke pasur një buzëqeshje.
Të tjerët, ishin duke përdorur çanta fryrëse për të shpërndarë ajrin tek të vegjlit që kishin vështirësi në frymëmarrje.
Foshnjat, të cilat dukej se ishin nga mosha disa orëshe deri në vetëm disa ditë, u mbështjellën me batanije me ngjyra të ndryshme dhe i vendosën në shtretër të improvizuar.
Të gjithë dukej se ishin në sjelljen e tyre më të mirë dhe asnjë nuk qante ndërsa kamera rrotullohej nëpër dhomë.
Foshnjat u dërguan në strehën e improvizuar, pasi qyteti ukrainas u goditë nga raketa ndërsa Rusia pushtoi vendin të enjten herët në mëngjes.
Raketat goditën objektivat në Dnipro, Kharkiv dhe një numër vendesh të tjera në Ukrainë. /Gazeta Shneta/