Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit

Lajme 21/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aktualisht, në vendin tonë, situata epidemiologjike me koronavirus dhe situata me virusin e Nilit, është e qetë, deklaruan për Radio Kosovën përgjegjës mjekësorë nga Klinika Infektive në QKUK. Në këtë klinikë, është i shtrirë vetëm një pacient me COVID-19.

Koronavirusi është ende prezent në vendin  tonë dhe tashmë është i pranishëm si sëmundje e rëndomtë në popullatë, ani pse situata epidemiologjike në vend, aktualisht paraqitet e qetë. Kështu ka thënë për Radio Kosovën drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj. Ai tha se gjatë këtij muaji ka rënë numri i të infektuarve me COVID-19  dhe se deri me tani, kanë vetëm një pacient të shtrirë me koronavirus.

“Në këto javët e fundit, ne fillimin e shtatorit ka një rënie të kërkesës për hospitalizim. Tashmë kemi vetëm një pacient të hospitalizuar dhe ky është një lajm i mirë sepse nuk kemi më shumë raste siç patëm në muajin gusht dhe në gjysmën e muajit gusht”, tha Vishaj

Vishaj ka folur edhe për situatën e infeksionit me ethe të Nilit perëndimor e që nuk ka qenë i përhapur më parë në vendin tonë.

“Ethet e Nilit perëndimor është një infeksion viral i cili shkaktohet nga virusi i Nilit perëndimore ashtu i emëruar. Deri me tani gjatë dy muajve të fundit  kemi pasur tre pacientë me këtë virus. Tash e kemi një pacient që e kemi dërguar për diagnostikim serologjik dhe ka rezultuar pozitiv dhe ka manifestime të lehta klinike, nuk ka formën e humbjes së vetëdijes”, tha ai.

Sipas Vishajt, çdo qytetar që ka simptoma të COVID-19 apo të etheve të nilit perëndimor, duhet të konsultohet me mjekët në qendrat e mjekësisë familjare, dhe nëse situata është më delikate, atëherë detyrimisht të kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive./RTK/

Artikulli paraprakRezistenca antimikrobike, një kërcënim global me rritje dramatike deri në 2050
Artikulli i rradhës Aksidenti i shkaktoi infeksion, 20-vjeçarit i rridhte truri nga hundët prej 6 vitesh

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.