Vitamina prenatale mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të autizmit tek fëmijët, madje edhe për familjet me rrezik të lartë.
Në studimet e mëparshme, përdorimi i vitaminave prenatale, konkretisht folati (i cili merret si shtesë dietike e njohur si acid folik), është treguar se ul ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD) shkruan Healthline.
Tani, hulumtimi i ri i botuar më 27 shkurt në JAMA Psychiatry, pretendon se përfitimet e vitaminave prenatale gjithashtu shtrihen edhe përtej familjeve me rrezik të lartë përcjell Gazeta Shneta.
Familjet që kanë një fëmijë me autizëm rrezikojnë të kenë një fëmijë tjetër me crregullim të spektrit me autizëm.
Hulumtimet nga imazheria dhe studime të tjera të trurit tregojnë se proceset e prekura nga autizmi ndodhin gjatë shtatëzënësisë.
Studimet kanë treguar vazhdimisht se marrja e shtojcave të acidit folik ishte e lidhur me mbrojtjen nga autizmi në popullatën e përgjithshme, tha Rebecca J. Schmidt, profesoreshë në departamentin e shkencave të shëndetit publik.
Schmidt dhe ekipi i saj shikuan një grup prej 241 familjeve të prekura nga autizmi për të parë nëse plotësimi i vitaminave prenatale ofronte të njëjtat përfitime në këto familje me rrezik të lartë.
Ndërsa zbuluan se pothuajse të gjitha nënat – 96 përqind – raportuan se morën një vitaminë prenatale, vetëm rreth një e treta e tyre i morën ato para shtatzënisë, siç rekomandohet.
Nënat që morën vitaminat në muajin e parë të shtatzënisë kishin gjysmën e gjasës që të kishin një fëmijë të diagnostikuar me crregullim të spektrit me autizëm.
Këto gjetje mund të jenë të rëndësishme për shëndetin publik për parandalimin e crregullimit të spektrit me autizëm në gjeneratat e ardhshme, si dhe të ndihmojnë në udhëheqjen e këshillave ushqimore të ardhshme për nënat që presin të kenë fëmijë. /Gazeta Shneta /