Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Beteja kundër rezistencës antimikrobike, përkushtim i Kosovës ndaj idealit evropian

Lajme 09/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia së bashku me Ministrin e Bujqësisë z. Faton Peci, kanë pritur në takim përfaqësuesit e ECDC, EFSA, Komisionit Evropian dhe IQLS, ku temë diskutimi ishte rezistenca antimikrobike dhe politikat shëndetësore që ka zgjedhur vendin ynë për të luftuar këtë dukuri.

Sipas Vitisë, rezistenca antimikrobike nuk është çështje vetëm e sektorit të Shëndetësisë, por kjo rezistencë i përket të gjithëve, përfshirë këtu bujqësinë e mjedisin – kështu është njoftuar sipas një komunikate të lëshuar nga MSh-ja, përcjell Gazeta Shneta.

“Rezistenca antimikrobike paraqet një kërcënim serioz për shëndetin global. Si një provë e unitetit tonë, vlerave tona të përbashkëta dhe përkushtimit tonë ndaj idealit evropian, Republika e Kosovës e ka pranuar imperativin për ta luftuar atë me qëllim të ruajtjes së efektivitetit te agjentëve antimikrobikë, andaj duhet të punojmë krah për krah duke siguruar që sistemet tona ushqimore të jenë jo vetëm produktive, por edhe të kenë cilësi e siguri të qëndrueshme dhe të jenë në harmoni me mjedisin”, tha Vitia.

Në anën tjetër, ministëri i Bujqësisë z. Peci shtoi se: “Në cilësinë time si Ministër i Bujqësisë, njoh rëndësinë kryesore të përdorimit të antimikrobikëve në sektorin tonë bujqësor. Është e rëndësishme që të tregojmë maturi në qasjen tonë, pasi shëndeti i bagëtive tona ka një ndikim të drejtpërdrejtë si në mirëqenien e qytetarëve tanë, ashtu edhe në qëndrueshmërinë e praktikave tona bujqësore”.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Ministri Vitia: Beteja kundër rezistencës antimikrobike, përkushtim i Kosovës ndaj idealit evropian

Prishtinë, 9 tetor 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia së bashku me Ministrin e Bujqësisë z. Faton Peci, priten në takim përfaqësuesit e ECDC, EFSA, Komisionit Evropian dhe IQLS për të njohur peshën e rezistencës antimikrobike në mbështetjen e parezervë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Vitia theksoi se rezistenca antimikrobike nuk është çështje vetëm e sektorit të Shëndetësisë, por kjo rezistencë i përket të gjithëve, përfshirë këtu bujqësinë e mjedisin.

“Rezistenca antimikrobike paraqet një kërcënim serioz për shëndetin global. Si një provë e unitetit tonë, vlerave tona të përbashkëta dhe përkushtimit tonë ndaj idealit evropian, Republika e Kosovës e ka pranuar imperativin për ta luftuar atë me qëllim të ruajtjes së efektivitetit te agjentëve antimikrobikë, andaj duhet të punojmë krah për krah duke siguruar që sistemet tona ushqimore të jenë jo vetëm produktive, por edhe të kenë cilësi e siguri të qëndrueshme dhe të jenë në harmoni me mjedisin”, tha Vitia.

Ndërsa Ministëri i Bujqësisë z. Peci shtoi se: “Në cilësinë time si Ministër i Bujqësisë, njoh rëndësinë kryesore të përdorimit të antimikrobikëve në sektorin tonë bujqësor. Është e rëndësishme që të tregojmë maturi në qasjen tonë, pasi shëndeti i bagëtive tona ka një ndikim të drejtpërdrejtë si në mirëqenien e qytetarëve tanë, ashtu edhe në qëndrueshmërinë e praktikave tona bujqësore”.

Ministria e Shëndetësisë deri me tani ka zbatuar dy Plane Kombëtare të Veprimit për Rezistencën antimikrobike, në përputhje me Planin Global të Veprimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Konkluzionet e Këshillit të Evropës për rezistencën antimikrobike.

Sipas Planit të Veprimit për Rezistencën antimokrobike, Qeveria e Kosovës ka investuar rreth 1.5 milion euro për të përmirësuar infrastrukturën laboratorike për mikrobiologjinë klinike në të gjithë sektorin e shëndetit publik.

Në Ligjin aktual për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, në gusht të këtij viti, si nen i veçantë është përfshirë siguria e pacientëve, Rezistenca antimikrobike dhe infeksionet e tjera që ndërlidhen me kujdesin shëndetësor.

Gjithashtu, në vitin 2022, Ministria e Shëndetësisë miratoi Programin e Sëmundjeve Infektive për vitin 2023-2032, i cili adreson 100 rekomandimet nga Raporti i Vlerësimit Teknik i Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, duke përfshirë rezistencën antimikrobike dhe infeksionet e marra në institucionet shëndetësore.

 

 

Artikulli paraprakVaksinimi kundër gripit sezonal në 14 qendra në Prishtinë – Vaksinën mund ta marrin edhe shtatzënat e fëmijët me imunitet të dobët
Artikulli i rradhës Infermierja bëhet personi i parë në botë që mori vaksinën kundër kancerit të gjirit, pjesëmarrëse e hulumtimit klinike

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.