Ministri i Shëndetësisë dhe kandidati për deputet, Arben Vitia, gjatë fushatës zgjedhore në Kolovicë, ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të arrijë buxheti për barna në 100 milionë euro.
Vitia në shkollën fillore “Xhavit Ahmeti” ka deklaruar se kur erdhën në pushtet, gjetën një buxhet prej 24 milionë eurosh për barna, të cilin e rritën në 70 milionë gjatë mandatit të tyre, përcjell Gazeta Shneta.
Ai premtoi se në mandatin e ardhshëm buxheti për barna do të arrijë në 100 milionë euro.
Po ashtu, Vitia theksoi se buxheti i përgjithshëm i shëndetësisë ishte 200 milionë euro kur ata morën pushtetin, dhe gjatë mandatit të parë e rritën atë në 360 milionë, ndërsa në mandatet e ardhshme planifikojnë ta çojnë në 500 milionë euro. /Gazeta Shneta/




