Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia dhe ambasadori i Turqisë bisedojnë rreth sistemit shëndetësor në vend

Lajme 08/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë ,Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angili me të cilin bashkëbiseduan lidhur me gjendjen e sistemit shëndetësor publik në vendin tonë.

Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin për angazhimin institucional për ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe investimet infrastrukturore të cilat do të ndikojnë në lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët, shkruan Gazeta Shneta.

Gjatë takimit u diskutua edhe për shfrytëzimin racional të kapaciteteve spitalore me qëllim të përmbushjes së nevojave për qytetarët.

“Në kuadër të reformimit të sistemit shëndetësor jemi duke vënë në binarët e duhur aspektin legjislativ i cili është bazë për një shëndetësi moderne për brezat e ardhshëm. Gjithashtu, paralelisht jemi duke investuar në infrastrukturë si dhe duke bërë harmonizimin dhe strukturimin e kapaciteteve ekzistuese”, tha, ndër të tjera, ministri Vitia.

Temë diskutimi ishte edhe çështja e sigurimeve shëndetësore, ndërsa Ministri Vitia tha se Qeveria është e përkushtuar në përmbushjen e kësaj objektive dhe se ka ndërmarrë veprime konkrete. Në funksion të këtij qëllimi, ai e njoftoi ambasadorin turk për fazën finale të studimit të fizibilitetit të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) i cili do të mundësojë orientimin strategjik dhe do të jetë përcaktues për zhvillimin e sistemit shëndetësor në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Tunç Angili e falënderoi ministrin Vitia për takimin dhe ripërsëriti gatishmërinë e shtetit turk që me përvojën e tyre, të ë kontribuojnë për realizimin e reformave në shëndetësi të cilat janë në interes të qytetarëve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Vetmia mund të përshpejtojë plakjen më shumë se pirja e duhanit
Artikulli i rradhës Sadiku: Nga e hëna deri të shtunën pesë barnatore kujdestare, të dielave e festave dhjetë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.