Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Mbi 1.5 milionë euro janë ndarë për funksionalizimin e shërbimeve fillestare për FAM

Lajme 22/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Gjinekologjise/ Fertilizimi i Asistuar Mjekesor
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Arben Vitia së bashku me Presidentën e vendit, Vjosa Osmanin kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë për të parë nga afër përgaditjet për fillimin e shërbimit më të ri në kuadër të kësaj klinike.

Ministri Vitia dhe Presidentja Osmani vizituan Klinikën e Gjinekologjisë ku panë nga afër përgatitjet infrastrukturore për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, projekt ky në të cilin janë ndarë mbi 1.5 milion euro invenstime për fillimin e shërbimeve, përcjell Gazeta Shneta.

Në klinikën e Gjinekologjisë janë njoftuar për parapërgatitjet finale për të funksionalizuar shërbimet e reja të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor dhe Citogjenetikës, në kuadër të planit të veprimit dhe dinamikës së paraparë.

Ndër të tjera, stafi i Klinikës së Gjinekologjisë i njoftoi edhe për punën dhe shërbimet që ofrohen në baza ditore.

“Gjatë vitit të parë, për funksionalizimin e shërbimit për FAM është ndarë shuma në vlerë mbi 1.5 milion euro për sigurimin e pajisjeve të nevojshme dhe sigurimin e materialit shpenzues”, deklaroi ministri Vitia.

Presidentja Osmani, në anën tjetër deklaroi se çdo shërbim shëndetësor është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se ajo mbetet e përkushtuar që të përkrahë çdo kërkesë që do të jetë në shërbim të shëndetit të qytetarëve, duke e theksuar edhe rëndësinë që e ka Fertilizimi i Asistuar Mjekësor (FAM).

“Me FAM, adresohet mbi 15% të popullsisë të moshës riprodhuese të Kosovës të cilët kanë probleme me infertilitet, si dhe mundësohet diagnostikimi i hershëm sëmundjeve të trashëgueshme” thuhet në komunikatën zyrtare të MSh-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërfitimet shëndetësore të agjërimit të mbështetura shkencërisht
Artikulli i rradhës Kuvendi miraton Projektligjin për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve Ngjitëse

Ju sugjerojmë

Gjinekologjia e QKUK-së del me sqarim për vdekjen e foshnjës, kërkojnë të ruhet imazhi i klinikës

05/06/2023 Lajme

MSH i kërkoi Neonatologjisë që t’i përshtatë specifikat e tenderit për autoambulancë sipas draftit të NJKP-së

05/06/2023 Lajme

Mbahet  konferenca e parë e specializantëve të Endokrinologjisë

05/06/2023 Lajme

Ministria e Shëndetësisë me parregullësi në menaxhimin e specializantëve

05/06/2023 Lajme

Gruaja shtatzënë humb foshnjën, denoncon Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

05/06/2023 Lajme

Mbahet konferenca ndërkombëtare- 20 vjetori i punës me frytnim të asistuar mjekësor

05/06/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.