Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Arben Vitia, ka njoftuar për një shërbim të ri tejet të rëndësishëm në shëndetsinë publike për fëmijët.
Sipas njoftimit, Vitia ka thënë se shërbimi i ri vie në Klinikën e Oftalmologjisë gjegjësisht ardhja e pajisjes për diagnostikimin e retinopatisë të prematurit (ROP), përcjell Gazeta Shneta.
Përmes kësaj pajisje synohet të parandalohen komplikimet që mund të dërgojnë deri në verbim me anë të diagnostikimit sa më të hershëm të retinopatisë tek prematurët, ka thënë mes tjerash Vitia.
Komunikata e plotë e ministrit Arben Vitia:
🏥 Edhe një shërbim i ri, shumë i rëndësishëm në shëndetësinë publike për fëmijët tanë
📍Në Klinikën e Oftalmologjisë vjen pajisja shumë e rëndësishme për diagnostikim të retinopatisë të prematurit (ROP).
👉🏻 Tani hapet mundësia për diagnostikim sa më të hershëm të retinopatisë tek prematurët.
♦️Kësilloj parandalohen komplikimet deri në verbim, përmes intervenimit sa më të shpejtë.
Vijojmë transformimin rrënjësor klinikë për klinikë.