Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëvendësministrja Dafina Gexha-Bunjaku, kanë zhvilluar një takim në platformën elektronike “Zoom” për të biseduar rreth “Kujdesit Emergjent”.
Për të bashkërenduar këtë aktivitetet, ata kanë folur me partnerët e rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë, siç është “MASHAV Cooperation”, përcjell Gazeta Shneta.
Ky takim ka pasur si temë diskutimi ‘Kujdesin Emergjent’ si një prej shërbimeve vitale në sektorin e shëndetësisë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi u fol për mundësitë e trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve ekzistuese në Kujdesin Emergjent.
Ministri Vitia, ditë më parë takoi ambasadoren e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv ku u diskutua raporti me të gjetura dhe rekomandime lidhur me ofrimin e shërbimeve emergjente, me ç’rast shteti i Izraelit ka shprehur gatishmërinë për përkrahje në fushën e trajnimit dhe avancimit të stafit shëndetësor.
“MASHAV Cooperation” është programi zyrtar i bashkëpunimit ndërkombëtar i Izraelit për zhvillim, me synimin për të ndarë me pjesën tjetër të vendeve në zhvillim përvojën e shtetit të Izraelit për ekspertizën, trajnimet, teknologjitë inovative dhe metodologjitë e testuara. /Gazeta Shneta/