Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, ka pritur në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj. Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së.
Ministria e Shëndetësisë, në njoftimin e fundit zyrtar ka thënë se në këtë takim, temë kryesore ishin kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë.
“Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSSHK i paraqiti gjatë takimit”, thuhet më tutje në komunikatë.
Mes tjerash, ministri Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se ministria e Shëndetësisë do ta trajtoj me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. /Gazeta Shneta/




