Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), do t’i shtohet dhe një shërbim i ri. Tashmë pacientët që do të kenë nevojë për implante stomatologjike, këtë shërbim do të mund ta marrin në QKSUK.
“Qytetarët do të marrin shërbim të sigurtë, me ekspertizë të lartë profesionale, me çmime shumë më të përballueshme”, kështu ka shkruar ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Arben Vitia përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Vitia, mes tjerash ka shtuar se ky shërbim më herët është kryer vetëm në sektorin privat me një kosto shumë të lartë për pacientët.
Komunikata e plotë nga ministri Vitia
👉🏻Pacientët që do të kenë nevojë për Implante Stomatologjike, nga sot këtë shërbim mund ta marrin në sistemin tonë publik.
✅ Me angazhim të parreshtur dhe përpjekje maksimale sot u arrit që t’ia nisë puna të cilën e pamë për së afërmi bashkë me Kryeministrin Albin Kurti.
🔹Që ky shërbim të jetë i vazhdueshëm kemi siguruar furnizim të plotë me Implante e struktura protetikore.
🔸Qytetarët do të marrin shërbim të sigurtë, me ekspertizë të lartë profesionale, me çmime shumë më të përballueshme.
📍Kjo procedurë është kryer më herët vetëm në sektorin privat me një kosto shumë të lartë për pacientët.
Me këtë shërbim të ri përfitojnë në edukimin e tyre mjekët specializantë dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
🔅Vijojmë punën e përpjekjet për shërbime të reja brenda sistemit publik.




