Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë publike nismën e re në fushën e stomatologjisë për fëmijë, duke prezantuar shërbimin e ri “Sedacionin Inhalator (N2/02)” që për herë të parë do të jetë në dispozicion në vendin tonë.
Ky shërbim inovativ stomatologjik pediatrik ofron lehtësim të përballjes me trajtimin, reduktim të frikës dhe ankthit gjatë vizitës në stomatolog, rritje të pragut të tolerancës ndaj dhimbjes, minimizim të lëvizjeve të padëshirueshme dhe reagimeve ndaj trajtimit stomatologjik, si dhe përmirësim të komunikimit dhe bashkëpunimit midis pacientit dhe mjekut.
Përpara fillimit të këtij shërbimi, Ministria e Shëndetësisë hartoi “Udhërrëfyesin Klinik” nga ekspertët vendas për të paraprirë zbatimin e kësaj praktike. Qendra Klinike Stomatologjike Universitare është tashmë e pajisur me aparaturën e nevojshme për të ofruar këtë shërbim cilësor.
Vitia gjithashtu theksoi se shërbimet stomatologjike dhe edukimi parandalues për fëmijët janë prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë, duke shpallur se së shpejti do të sjellin risi të dobishme për shëndetin publik nga ky qendër klinike.”/GazetaShneta/




