Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia takon homologun turk, kërkon të rritet numri i pacientëve që trajtohen falas në Turqi

Lajme 24/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia mori pjesë në Kongresin Botëror të Shëndetësisë i cili u organizua në Turqi. Gjatë kësaj vizite, ministri Vitia u prit në takim nga Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Turqisë, z. Fahrettin Koca të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e shtetit turk për sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Sipas njoftimit nga MSh-ja, Vitia  kërkoi që në kuadër të bashkëpunimit të rregullt me institucionet përkatëse të Republikës së Turqisë, sipas mundësive, të rritet numri i pacientëve të cilët trajtohen falas në Turqi në rastet kur shërbimet nuk mund të ofrohen në vendin tonë, shkruan Gazeta Shneta.

Thekse të këtij takimi ishin edhe mbështetja, sipas nevojës, me medikamente dhe materialet shpenzuese në përputhje me legjislacionin në fuqi. E drejta e qytetarëve të Kosovës të cilën marrin shërbime mjekësore në Republikën e Turqisë që të inkuadrohen/regjistrohen në sistemin e recetës elektronike bazuar në “Letrën e qëllimit të mirë”, si dokument parimor midis dy ministrive të shëndetësisë.

Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e organizimit të javës së shëndetësisë midis Kosovës dhe Turqisë, e cila do të mbahej një herë në vit në fushat për të përfituar nga ekspertiza e mjekëve të Turqisë, në fushat ku ka nevojë sistemi shëndetësor në Kosovë.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të zhvillimit profesional të specializantëve në fushat deficitare të cilët do të marrin përvojën e tyre në spitalet e Turqisë, ndihmesa që Republika e Turqisë mund ta jep për Fondin e Sigurimit Shëndetësor përmes ekspertizës teknike dhe kapaciteteve njerëzore, si dhe aktivitete të tjera të cilat do të ndikojnë në avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali më i madh i Gazës do të bëhet një “varr masiv” nëse i mbaron karburanti, paralajmëron një mjek britaniko-palestinez që punon aty
Artikulli i rradhës Fillon renovimi i jashtëm i QKMF-së “Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.