Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia u intervistua për ndërprerjen e kontratës për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt

Lajme 30/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Foto arkiv: Ndërtesa e re e spitalit të Ferizajt
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania “Arberia Com” ka ngritur kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Arben Vitia, ish-sekretarit Naim Bardiqi dhe shefit të Prokurimit në MSh Berat Marmullaku.

Vitia dje është intervistuar nga hetues të Policisë së Kosovës, pas një kallëzimi penal të ngritur nga kompania “Arberia Com”, së cilës Ministria e Shëndetësisë ia kishte shkëputur kontratën për ndërtimin e spitalit të Ferizajt, shkruan Gazeta Shneta.

Vet Vitia e ka pranuar se është intervistuar nga Policia, por ka thënë se nuk mund të jap më shumë detaje lidhur me rastin.

Kjo kompani ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj ish-Sekretarit të MSh-së Naim Bardiqi, si dhe ndaj shefit të Prokurimit Berat Marmullaku.

MSh kësaj kompanie ia shkëputi kontratën në fund të vitit 2021, meqë e njëjta kishte dështuar t’i kryente obligimet e veta, e madje kishte kërkuar para shtesë për ta përfunduar projektin.

MSh për këtë projekt pati dal me sqarime në gusht të vitit 2024 ku pati paraqitur disa nga problemet që ishin shkaktuar nga projekti me defekte dhe i pamenduar mirë.

“Në vitin 2016, Komuna e Ferizajt paraqiti një projekt për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm, të cilin Ministria e Shëndetësisë e pranoi për shqyrtim. Fatkeqësisht, projekti kishte sa mangësi aq edhe defekte. Ai ishte po ashtu projekt i padetajuar. I njëjti i ngjante më shumë një projekti ideor sesa një projekti zbatues. Megjithë këto mangësi punimet nisën në vitin 2018. Ministria e Shëndetësisë u përball me probleme të tjera, një prej tyre ishte shfaqja e ujërave në bodrumin e objektit. Shkak i këtij problemi të ri ishte ndryshimi pa asnjë studim i lokacionit nga Komuna e Ferizajt”, thuhej në komunikatën e MSh-së atë kohë.

Për shkak të këtyre problemeve ishte marr vendim për ndërprerjen e kontratës.

“Gjithashtu, kompania e kontraktuar për ndërtimin, “Arbëria Com”, dështoi në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas kontratës, duke kërkuar pagesa shtesë dhe duke shkaktuar stërzgjatje të procesit. Për shkak të këtyre problemeve, dhe me dyshimin për mashtrim nga ana e Operatorit Ekonomik, në fund të vitit 2021, kontrata u ndërpre dhe lënda u dërgua në organet përkatëse për hetim të mëtejshëm”, thuhej në komunikatë.

Në këtë njoftim poashtu ishte bërë e ditur se për rastin ishin njoftuar edhe organet e hetuesisë, së cilave iu bëhej thirrje për të vepruar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTerapia me dritë të kuqe mund të mbrojë futbollistët nga dëmtimet e trurit
Artikulli i rradhës Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova, sfidë mbetet pensionimi i 1600 prej tyre në 10 vitet e ardhshme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.