Arben Vitia do të jetë edhe për një mandat në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Mandatari për kryeministër Albin Kurti, pritet ta propozojë Arben Vitinë edhe për një mandat në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ka marr vesh Gazeta Shneta nga burime.
Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka dorëzuar kërkesën për caktimin e mandatarit në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani, dhe gjithashtu pritet të mbahet edhe seanca në Kuvendin e Kosovës për votimin e Qeverisë Kurti 3.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës para një ore e konstituuan Kuvendin duke e zgjedhur kryetare Albulena Haxhiun nga LVV, si dhe pesë nënkryetarët tjerë.
Institucionet e reja po themelohen pas mbajtjes së zgjedhjeve nacional më 28 dhjetor të vitit të kaluar. /Gazeta Shneta/




