Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar për zgjerimin e shërbimeve në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, duke theksuar përmirësimet e fundit në këtë institucion shëndetësor.
Sipas tij, për herë të parë në këtë spital është hapur shërbimi i Kirurgjisë Maksillofaciale, ndërsa nga java e ardhshme pritet të nisë edhe ofrimi i shërbimit të Logopedisë, transmeton Gazeta Shneta.
Vitia bëri të ditur se spitali është pajisur me aparatura moderne, përfshirë kolonoskop, gastroskop, artroskop dhe ultrazë të syrit, ndërsa barnat janë sistemuar në një depo të re.
Ai shtoi se gjatë këtij viti është planifikuar edhe ndërtimi i repartit të ri të Ortopedisë, investim që synon rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve për pacientët në këtë rajon. /Gazeta Shneta/




