Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitin e kaluar 65 nëna nën moshën 18 vjeçare kanë lindur fëmijë në Gjinekologji

Lajme 06/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lindjet e foshnjave nga nënat nën moshën 18-vjeçare, po bëhet një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2018, në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë lindur 65 foshnje nga nënat e moshës jo madhore.

Derisa gjatë vitit 2017, ishin regjistruar 35 lindje nga nënat nën moshën 18-vjeçare. Kjo dukuri, ka shënuar rritje vit pas viti, ngaqë në vitin 2016, ishin shënuar 22 raste të lindjeve të tilla.

Drejtoresha në Klinikën Gjinekologjike, Myrvete Paçarada,thotë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse është rrezik për jetën e nënave që të lindin fëmijë në moshë jo madhore, nuk ka ndodhur asnjë rast i vdekjes.

“Si profesionistë shëndetësorë, jemi kundër asaj që nënat të lindin nën moshën 18-vjeçare, për shkak të rreziqeve që i kanosen nënës së re. Është mirë që nëpër shkolla, institucione, të apelohet për planifikim familjar, të përdorin kontraceptivë, në mënyrë që familja të planifikohet mbi moshën 18-vjeçare”, thotë Paçarada.

Në shkollat e Kosovës nuk ka lëndë për edukatën seksuale. Profesionistë të kësaj fushe e shohin si të nevojshme futjen e kësaj lënde brenda kurrikulës.

Fehmi Krasniqi, koordinator për shkenca natyrore në Ministrinë e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, njëherësh hartues i rezultateve për edukatë seksuale si ekspert në UNFPA, thotë se futja e lëndës Edukatë seksuale në shkolla, është e domosdoshme. Sipas tij, për këtë lëndë janë duke u trajnuar mësimdhënësit.

Artikulli paraprakJa lista me emra shqiptar dhe ilir për fëmijët tuaj
Artikulli i rradhës Rreth 300 pacientë u trajtuan për 24 orë në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.