Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitin e kaluar janë trajtuar mbi 340 raste të kancerit në zorrë, lukth dhe ezofag

Lajme 14/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 346 raste të kancerit në zonën e traktit gastrointestinal ku përfshihen zorrët, lukthi dhe ezofagu, janë trajtuar vitin e kaluar në Klinikën e Onkologjisë në QKUK

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, muaji mars shënon ditët e sëmundjes së kancerit në zorrën e trashë. Gjatë këtij muaji mbahen kongrese e aktivitete tjera për vetëdijësimin e njerëzve mbi këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Në Kosovë shënohet 4 Shkurti si Dita Ndërkombëtare e Kancerit, por për llojet e kësaj sëmundje nuk mbahet ndonjë ditë e veçantë.

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, vitin e kaluar janë trajtuar 346 raste të kancerit në zonën e traktit gastrointestinal ku përfshihen zorrët, lukthi dhe ezofagu. Kjo klinikë nuk ka statistika të sakta vetëm për zorrën e trashë.

Onkologu Ardian Millaku tregon për Gazeta Shneta se pacientët me këtë patologji paraqiten çdo të mërkurë në klinikë ku mbahet konzoliumi i përbërë nga onkologu, radioterapeuti, kirurgu abdominal si dhe në disa raste gastroenterologu.

“Rasti paraqitet me biopsi, dhe varësisht prej stadit të sëmundjes bëhet trajtimi, qoftë me përcjellje, kimioterapi e radioterapi apo terapi të cakut”, tregon Dr. Millaku.

Ai thotë se varësisht nga diagnoza, vlerësohet nëse tek pacienti do të bëhet trajtim paraprak, apo do të futet direkt në operacion.

Millaku deklaron se fatkeqësia e pacientëve është se vijnë në stadet e avancuara, çka e bënë shumë më të vështirë trajtimin dhe jetën e tij.

Mjeku tregon se pacientët trajtohen sipas protokolleve ndërkombëtare, për disa prej të cilave nuk ka barna nga Lista Esenciale.

“Për shumicën e protokolleve pothuajse i kemi barnat nga Lista Esenciale. Por nëse ka mutacione të gjeneve të kësaj patologjie, atëherë bëhet trajtimi me terapi të cakut të cilën nuk e disponojmë, por më pastaj Ministria e Shëndetësisë mund t’i rimbursojë pacientët për shpenzimet e tyre”, thotë Millaku.

Ai deklaron se disa prej pacientëve të vitit të kaluar, kanë ndërruar jetë por nuk kanë numra të saktë për shkak se nuk marrin të dhëna për ta.

Dr. Millaku tregon simptomat e kësaj sëmundje: probleme me gëlltitjen, ushqimin, humbje peshë, thartinë e tepërt, fryrje, gjendje jo e mirë, gjakderdhje nga zorra e trashë, dhimbje dhe bark qitje të shpeshtuar, infeksione.

“Është mirë që pacientët që i kanë këto simptoma me bë gastroskopi, kolonoskopi, analiza biokimike, ultrazë apo analiza tjera që me u zbulu sëmundja më herët dhe pacienti me pas një prognozë më të mirë”, ka bërë thirrje onkologu. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPse e vrau reja vjehrrën në Shqipëri, Policia tregon detajet
Artikulli i rradhës Ja si duhet ta vendosni rripin e sigurisë kur jeni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.